

Ky mund të konsiderohet viti i Jonida Maliqit. Këngëtarja do na përfaqësojë në Eurovizion me këngën “Ktheju tokës”.
Ajo iu rikthye muzikës, sepse aty jep maksimumin e saj. Gjithsesi, mbrwmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin” ajo nuk foli vetëm për karrierën, por edhe për një sërë gjërash në jetën e saj personale.
Si miq të vjetër që janë me Ermalin këngëtarja ka zbuluar edhe një detaj për marrëdhënien e tyre. Jonida nuk i ka folur Ermalit për 3 vite në Lice, sepse ai dhe Eglein Laknori i bënin pritë nxënësve të Liceut.
“Unë për 3 vite nuk i kam folur me gojë Ermalit sepse i bënte pritë të gjithë nxënësve të Liceut Artistik me shakatë e tij së bashku me Eglein Laknorin.
Kisha gjithmonë ankth kur e shihja Ermalin se e dija që do bënte ndonjë bëmë dhe mbaja seriozitetin që më karakterizonte”,-u shpreh Jonida.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





