Transmetuar më 16-03-2019, 19:26

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.

Mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme rreth orës 18:15.

Si pasojë ka mbetur i vdekur një 62-vjeçar nga Fieri,  Haxhi Baçinozi.

Paraprakisht dyshohet për një atentat, pasi ndaj tij është qëlluar me armë zjarri nga një makinë nga dy persona të maskuar.

Ai është qëlluar me tre plumba, ndërsa në ato momente trupi ka rënë në shkurret poshtë pistës së vrapit.

62-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Liqenin e Tiranës dhe dyshohet se njëri nga autorët të jetë shtetasi I.H., nga Fieri.

Nuk ka ende detaje të tjera në këtë lidhje me ngjarje të rëndë, ndërsa vijon të hetohet nga organet përkatëse. /a.k/noa.al/

Foto