
Gjatë ditës së sotme opozita e bashkuar, ka mbajtur protestën e radhës.
Pak orë pas përfundimit të protestës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar edhe një herë atë që i tha protestuesve në fjalimin e mbajtur tek selia e PD-së, se “nuk ka stabilitet pa demokraci!”.
Reagimin e tij Basha e ka bërë nëpërmjet një postimi në Facebook.
Basha shkruan se shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar, ndërsa shton se dita kur kryeministri Rama “Qeveria e hajdutëve” do të shkojë para drejtësisë, sipas tij po afron.
“Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron. Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve!
Rroftë Shqipëria!”, shkruan Basha.
Basha, paralajmëroi se protestat e opozitës së bashkuar do të vazhdojnë dhe do të shtrihen ditë e ardhshme në të gjithë Shqipërinë, me vendosmërinë për të detyruar kryeministrin Edi Rama të largohet nga pushteti./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





