Transmetuar më 16-03-2019, 17:37
Gjatë ditës së sotme opozita e bashkuar, ka mbajtur protestën e radhës. Pak orë pas mbylljes, policia ka nisur shoqërimin e personave që kanë marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës së bashkuar. Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariate disa persona, mes tyre edhe djali i kreut të Partisë Demokratike, në Fier, Luan Baçit, Bruno Baçi. Ndryshe nga protesta e 16 Shkurtit, kur policisë iu desh  pak më shumë kohë për të analizuar aktet e dhunës përpara godinës së Kryeministrisë, kësaj here forcat blu duket se i kanë pasur më të lehta gjërat dhe kanë nisur menjëherë shoqërimin në komisariat të protestuesve të dyshuar për akte dhune. <iframe width="640" height="360" id="am__1552753629593" frameborder="0" scrolling="no" allowfullscreen src="https://vidnews.net/embed/1552753629593"></iframe><script src="https://vidnews.net/assets/js/vid.js">{"videoid":"1552753629593","type":1,"ratio":0.75}</script> Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se protestat e opozitës së bashkuar do të vazhdojnë dhe do të shtrihen ditë e ardhshme në të gjithë Shqipërinë, me vendosmërinë për të detyruar kryeministrin Edi Rama të largohet nga pushteti.

Gjatë ditës së sotme opozita e bashkuar, ka mbajtur protestën e radhës.

Pak orë pas mbylljes, policia ka nisur shoqërimin e personave që kanë marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës së bashkuar.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariate disa persona, mes tyre edhe djali i kreut të Partisë Demokratike, në Fier, Luan Baçit, Bruno Baçi.

Ndryshe nga protesta e 16 Shkurtit, kur policisë iu desh  pak më shumë kohë për të analizuar aktet e dhunës përpara godinës së Kryeministrisë, kësaj here forcat blu duket se i kanë pasur më të lehta gjërat dhe kanë nisur menjëherë shoqërimin në komisariat të protestuesve të dyshuar për akte dhune. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se protestat e opozitës së bashkuar do të vazhdojnë dhe do të shtrihen ditë e ardhshme në të gjithë Shqipërinë, me vendosmërinë për të detyruar kryeministrin Edi Rama të largohet nga pushteti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd