Përplasen 2 kamionë dhe një “Golf”, tre të vdekur nga aksidenti
Transmetuar më 16-03-2019, 16:11

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 13:00, në fshatin Duhël të Suharekës.

Në aksident mësohet se janë përfshirë dy kamionë dhe një automjet i tipit "Golf 6".

Si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm, humbën jetën tre persona.

Mësohet se personat që humbën jetën janë nga dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, Urgjenca dhe prokuroria, ndërsa po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Më poshtë keni pamje nga ky aksident tragjik/a.k/noa.al/