Dhimbje barku, për mjekët ishte dieta e gabuar! Më pas zbulimi shokues
Transmetuar më 15-03-2019, 14:16

Prej vitesh vuante nga dhimbjet e barkut, por mjekët i kishin thënë se gjithçka vinte për shkak të regjimit ushqimor që ndiqte, por më vonë zbuloi se kishte kancer në vezore.

26-vjeçarja amerikane Amanda Kabbabe, nga Hoboken, në New Jersey, u vizitua disa herë në nëntë vite për shkak të dhimbjeve të forta që kishte në bark, por mjekët i përsërisnin të njëjtën gjë, “e ke për shkak të dietës”.

Në moshën 24-vjeçare në vitin 2017, ajo zbuloi se për shkak të atyre dhimbjeve nuk duhet të hante proteina dhe karbohidrate, por duhej të operohej.

Amanda u diagnostikua me kancer në vezore dhe përmasa e tumorit ishte sa një kokërr pjepër, ndaj duhet të operohej me urgjencë. E reja u përball me kura të vazhdueshme, ndërsa tashmë mjekët i kanë thënë se është në fazë shërimi.

Kështu e reja vendosi që ta tregojë historinë e saj, në shenjë inkurajimi për gjithë ato vajza që përballen me të njëjtën betejë si e saj.

“Sinjalet ishin të qartë, por duke qenë se isha e re më thoshin se nuk duhet të shqetësohesha dhe se fryrjen e kisha për shkak të ushqimit dhe stresit nga puna. Kur u diagnostikova me kancer, nuk e di nëse u ndjeva e frikësuar apo e çliruar që mësova të vërtetën. Për herë të parë pas shumë vitesh, mjekët morën seriozisht atë që ju thashë”, tregon 26-vjeçarja, shkruan noa.al.

Pas ndërhyrjes dhe tre cikleve të kimioterapisë, tashmë Amanda është në fazë shërimi, ndërkohë që vijon kontrollet e herë pas hershme, ndërsa momentalisht kanceri është zhdukur. /a.y/noa.al