Transmetuar më 14-03-2019, 23:04

Të shtëna me armë në Tiranë ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:50 në kryeqytet, në zonën e "Komunës së Parisit".

I plagosur në këmbë ka mbetur 26-vjeçari Enea Keqi.

Ai mësohet se është qëlluar në këmbë, ndërsa është transportuar në spital.

Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.k/noa.al/