Transmetuar më 14-03-2019, 22:19

Një protestë madhështore me forcën e numrave, pa fjalime dhe që do të zgjasë, do të jetë protesta e 16 marsit e Opozitës para Kryeministrisë.

Këtë paralajmëroi ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku,  e ftuar në ABC News e cila tha se në të do të marrin pjesë edhe shqiptarë nga Diaspora, pasi një nga arsyet e largimit të shqiptarëve sipas saj është Edi Rama dhe qeveria  e tij.

“Më 16 Mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama dhe qeveria  e tij. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”.

E pyetur nëse protesta do të jetë e dhunshme, Tabaku sqaroi se PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe jo me dhunë, por se çfarë ndodh me njerëzit e irrituar është jashtë kontrollit të çdokujt.

“PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë,  nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njërëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”.