Transmetuar më 14-03-2019, 17:45

Dy ditë nga protesta e opozitës, në 16 mars, përpara kryeministrisë është vendosur skela e sigurisë.

Po ashtu, për të vëzhguar protestuesit janë instaluar 4 kamera me shikim 360 gradë.

Ato janë pozicinuar dy me pamje nga godina e qeverisë, dhe dy nga Kuvendi.

Policia e Shtetit edhe më herët ka kryer investime në instalimin e kamerave para Parlamentit, në prag të protestës së 5 marsit.

Pamjet gjykata nuk i quajti të mjaftueshme për të mbajtur në qeli 8 qytetarët e ndaluar atë ditë pas tubimit të opozitës. /k.k/noa.al/