Kate lë William në shtëpi dhe del për tu argëtuar, çfarë ndodhi
Transmetuar më 14-03-2019, 10:48

Edhe bashkëshortja e princit William të Anglisë, Kate Middleton ka dashur të shijojë një mbrëmje si e famshme.

Dukesha e Cambridge vendosi që të lërë të shoqin në shtëpi me fëmijët dhe ashtu siç bën shpesh kunata e saj Meghan Markle, mori pjesë në një event mondan.

Këtë të martë ajo e kaloi mëngjesin në Henry Fawcett Children’s Centre të Lindrës, me fëmijët që qëndrojnë në këtë strukturë bashkë me fëmijët.

Më pas ajo u drejtua në Portrait Gala të National Portrait Gallery, ku dhe është kumbarë.

Middleton u shfaq e veshur me një fustan të zi të Alexander McQueen, të cilin e kishte veshur edhe në vitin 2017 gjatë çmimeve Bafta, veçse me modifikim në pjesën e krahëve.

Në mbrëmjen e së martës morën pjesë modelja Kate Moss me të dashurin fotograf

Nikolai Von-Bismarck, si dhe çifti David dhe Victoria Beckham. /a.y/noa.al