Transmetuar më 14-03-2019, 10:23
Lenda narkotike e sekuestruar

“Vazhdimësia” u kodua një operacion i policisë së Durrësit, gjatë të cilit u sekuestrua 21 kilogramë lëndë narkotike në formë çokollate dhe për pasojë u arrestuan pesë persona.

Si fryt i hetimeve disa mujore, mbrëmjen e kësaj të mërkure u vunë në pranga A.Ç., 53 vjeç, G.K., 38 vjeç, I.K. 50 vjeç, R.K. 25 vjeç dhe L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje.

Pesë të dyshuarit gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me nje sasi prej 21 kilogramë kanabis sativa në forme çokollate e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al