Ambasada e SHBA uron Ditën e Verës, jep një këshillë për ata që duan të marrin vizë
Transmetuar më 14-03-2019, 09:30

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën një urim për gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Verës.

Po ashtu jepet edhe një këshillë për gjithë ata që shkojnë në ambasadë për vizë.

“Gëzuar Ditën e Verës! Unë dhe Kenny mezi po e presim motin e ngrohtë dhe, si çdo të enjte, unë jam gati për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vizave.

Ja dhe këshilla ime për këtë javë: Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar.

Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /a.y/noa.al