






Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në San Paolo të Brazilit gjatë kësaj të mërkure, ku autorët e dyshuar janë dy djem ish-nxënës të shkollës, të cilët i dhanë fund jetës më pas.
Si pasojë e të shtënave humbën jetën dhjetë persona, ku pesë janë nxënës, dy të rinjtë agresorë, një punonjës i shkollës dhe dy të tjerë të cilët ndërruan jetë në spital
Nëna e 17-vjeçarit Guilherme Taucci de Monteiro, më i riu i masakrës së të mërkurës, deklaroi se djali kishte reshtur së ndjekuri shkollën, për shkak se tallej nga shokët.
Pa dhënë më shumë detaje mbi problemet e djalit, gruaja tha se u ndje e befasuar nga çfarë ndodhi.
“Do të doja ta kuptoja edhe unë arsyen, nuk kishte pse, ishte një fëmijë i mirë”, tha gruaja e cila ka varësi nga droga, ndërsa djali është rritur nga gjyshërit.
I dyshuari tjetër është Luiz Henrique de Castro, 25 vjeç. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





