Transmetuar më 13-03-2019, 23:47

Barcelona dhe Liverpool janë skuadrat e e radhës që kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, në fitoret që arritën mbrëmjen e sotme.

Takimet e mbrëmjes së sotme dhanë këto rezultate:

-Bayern Munchen-Liverpool 1-3

-Barcelona-Lyon 5-1

Manchester United, FC Porto, Ajax, Tottenham, Liverpool, Barcelona, Juventus dhe Manchester City janë skuadrat që do të luajnë në çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian.

Dhe për herë të parë pas 10 viteve, katër skuadra angleze janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku tre prej tyre kanë eliminuar tre skuadra gjermane.

Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Tottenham do tentojnë ta rikthejnë lavdinë e Anglisë në turneun më të rëndësishëm në Evropë.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të mbahet të premten, me 11 mars në selinë e UEFA-s në Zvicër.

Ky short do të fillojë nga ora 12:00./a.k/noa.al/