Transmetuar më 13-03-2019, 21:12

Një shqiptar në Itali ka humbur jetën në punë pasi u rrëzua nga shkallët 3 metra të larta.

Mediat italiane e kanë identifikuar me emrin Sokol Rahshta, 45 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë por shqiptari ka humbur jetën sot në spital.

45-vjeçari u rrëzua nga shkallët nga një lartësi 3 metra, ku së bashku me punëtorë të tjerë, ai po punonte për të larguar nga një çerdhe pemët e rrëzuara për shkak të erërave të forta në Pistoia.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por si pasojë e frakturave që kishte pësuar në kokë, nuk mundi të mbijetonte. /k.k/noa.al/