Transmetuar më 13-03-2019, 21:05

Prej disa orësh rrjetet sociale të përdorura gjerësisht në mbarë botën Facebook dhe Instagram kanë shfaqur probleme.

Ky problem ka sjellë reagime në mbarë botën pasi njerëzit nuk mund të postojnë apo komentojnë në këto rrjete sociale.

Në lidhje me këtë problem ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga Facebook, përmes profilit në Tëitter.

“Jemi njoftuar se shumë njerëz kanë probleme në përdorimin e Facebook.

Po punojmë për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Vendet që kanë probleme janë: disa shtete në SHBA, Amerika Latine, Britani e Madhe, Indi, Filipine, Kanada, Turqi etj.

Probleme gjithashtu janë shfaqur edhe në Shqipëri./a.k/noa.al/