Transmetuar më 13-03-2019, 20:50

Plani i një shqiptari për të vjedhur një banesë në Itali ka shkuar si mos më keq, teksa është arrestuar nga policia në bodrumin e shtëpisë.

Ai është 30-vjeçari me inicialet A.L, ndërsa shoqërohej edhe nga një person tjetër.

Ishte pronari i shtëpisë që vuri re dy grabitësit, ndërsa lajmëroi policinë.

I ndihmuar nga bashkëpunëtori, i cili veproi si roje, 30-vjeçari arriti në katin e sipërm të ndërtesës duke hapur dritaren me një mjet.

Personi tjetër kuptoi se policia po vinte dhe u largua, ndërsa shqiptari u fsheh në bodrum por u kap nga autoritetet.

Ai mbante në duar dorashka të zeza, ndërsa ju gjetën edhe vegla për hapjen e dritarve. /k.k/noa.al/