Transmetuar më 13-03-2019, 17:56

Luhet sonte raundi i fundit i çerekfinaleve të Champions League. Bajern-Liverpul dhe Barcelona-Lion, janë dy takimet e radhës.

Përballjet e para janë mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në letër duken të favorizuara Bajerni dhe Barcelona.

Gjithsesi, gjermanët duhet të kalojnë një pengesë jo pak të vështirë, Liverpulin, me këtë të fundit që ishte finalistja e sezonit të kaluar.

Gjermanët kanë dy mungesa, ndërsa anglezët vijnë me organikë të plotë.

Në anën tjetër, me e thjeshtë duhet për Barcelonën, edhe pse 1 gol në fushë kundërshtare do ta vështirësonte jo pak. /k.k/noa.al/