Beogradi paralajmëron NATO-n: Do ndërhyjmë në Mitrovicë nëse sulmohen serbët
Transmetuar më 13-03-2019, 17:35

Serbia ka lëshuar një parlajmërim të fortë pas planeve që ka Kosova për të ndëryhrë në minierën e Trepçës.

Ministri i Jashtë, Ivica Daçiç ka deklaruar se “të gjithë e dinë mirë se askush nuk duhet të luajë me zjarrin dhe të presë që Serbia të mos reagojë. Serbia do të reagojë".

Ndërsa për të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, ai kërkoi që të shmanget çdo lloj provokimi.

Sa i përket operacionit të raportuar të policisë së Kosovës në pjesën veriore, e banuar kryesisht nga serbët dhe e quajtur "unaza e çelikut", Daçiç tha se Serbia ka paralajmëruar KFOR-in dhe NATO-n se do të ndërhyjë nëse serbët sulmohen në Kosovë.

"Serbia nuk do të lejojë një sulm ndaj serbëve në veri të Kosovës. Sigurisht, nuk do të lejojmë një sulm (mbi serbët) kudo në Kosovë, por veriu është obsesioni i tyre", tha kryediplomati serb.

Ai tha gjithashtu se Serbia nuk do të ishte pjesë e problemit dhe nuk do të bashkohej me Prishtinën në marrjen e vendimeve të njëanshme të ndryshme. /k.k/noa.al/