Transmetuar më 13-03-2019, 17:21

I sapokthyer te skuadra e Realit, Zinedin Zidan ka filluar punën me lojtarët, dhe menjëherë sytë i ka hedhur nga braziliani Marselo.

Ky i fundit nuk po kalon sezonin e tij më të mirë, teksa të pakta kanë qenë ndeshjet kur ka nisur si titullar.

Mediat aluduan se mund të ketë një transferim te Juventusi, për shkak se aty ka edhe mikun e tij të ngushtë, Ronaldon.

Por duket se me ardhjen e Zidan gjërat kanë ndryshuar. Mësohet se një ndër kërkesat që ai i ka bërë presidentit është që të mbaje në skuadër mbrojtësin e majtë.

Zidan dhe Marselo kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre. /k.k/noa.al/