Transmetuar më 13-03-2019, 16:56

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga protesta e opozitës së bashkuar, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka nisur numërimin mbrapsht.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha ka zgjedhur foton e flamurit kombëtar në sfond, për të pasqyruar edhe demostratën e paralajmëruar të 16 marsit.

Kreu i PD-së krahas fotos shkruan që ka nisur numërimi mbrapsht, ndërsa shton më tutje datën dhe orën e protestës.

“Ka filluar numërimi mbrapsht, 16 mars ora 11:00”, shkruan Basha.