Transmetuar më 13-03-2019, 15:08

Edhe Shqipëria ka marrë vendimin për ndalimin e fluturimit të avionëve “Boeing 737-8 MAX” dhe “Boeing 738-9 MAX” në hapësirën ajrore shqiptare.

AAC raporton se asnjë avion i tillë nuk do operojë në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar iu është bashkuar vendimit të Agjensisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA), pas aksidentit fatal në Etiopi më 10 mars që rezultoi në 157 viktima.

"Për t’ju bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vij nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia,"-raporton Autoriteti i Aviacionit Civil./b.l/noa.al/