Transmetuar më 13-03-2019, 13:07

Një turist 52-vjeçar, u arrestua nga policia i akuzuar se ka mbytur djalin e tij 1 vjeç, pas një sherri të ashpër me të shoqen, e cila e kishte lënë vetëm me fëmijën për të shkuar për tu argëtuar në një lokal.

Historia e rëndë vjen nga një plazh i njohur në Tajlandë dhe është shënuar gjatë fundjavës së lënë pas.

Jordanezi Wael Nabil Salman Zureikat, kishte shkuar për pushime në Tajlandë në zonën e Pattaya bashkë me gruan dhe djalin. Por në një moment çifti u konfilktua ashpër, pasi burri nuk pranonte që e shoqja ta linte vetëm me djalin, ndërsa vetë të vinte rrotull nëpër lokale.

Por disa orë më vonë në brigjet e Pattaya, u konstatua diçka e dyshimtë në breg, ku fillimisht u mendua për një kukull, deri kur u bë zbulimi tragjik.

Kështu policia gjeti nënën e fëmijës, ndërsa babanë e tij e kapi në aeroportin e Bangkokut, duke tentuar të arratisej.

Pas arrestimit, burri pranoi krimin, duke treguar se e kishte lidhur këmbën e djalit në karrocë dhe më tej e kishte hedhur në ujë nga një urë. /a.y/noa.al