Transmetuar më 13-03-2019, 11:53
Foto ilustruese

Një grua e pajetë është gjetur paraditen e sotme, në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës.

Rreth orës 09:50, në një arë në Lundër, është gjetur pa shenja jete një shtetase rreth moshës 75-vjeçare, ende e paidentifikuar.

Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit, duke u lajmëruar policia.

Paraprakisht dyshohet që e moshuara të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. /a.y/noa.al