Transmetuar më 13-03-2019, 09:47
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga zjarri në rrethana të mistershme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të kësaj të marte, teksa mjeti ka qenë i parkuar.

Në lagjen Nr.4 Durrës, automjeti në pronësi të shtetasit Sh.B., 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme.

Ka qenë i zoti i mjetit ai që ka lajmëruar policinë, duke mbetur i shokuar nga ngjarja.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, për të zbuluar nëse bëhet fjalë për ndonjë shkëndijë elektrike apo zjarrvënie të qëllimshme. /a.y/noa.al