Blero konfirmon dasmën me Afronën
Transmetuar më 13-03-2019, 09:19

Këngëtari Blerim Muharremaj, i njohur nga të gjithë si Blero ka konfirmuar do të martohet në muajin shtator me modelen Afrona Dika.

Pas pothuajse 10 viteve kur u kurorëzuar për herë të parë me aktoren Teuta Krasniqi, pikërisht në muajin shtator dhe me të cilën ka edhe një vajzë, Blero pritet që të rikthehet në rendin e të martuarve në muajin e njëjtë.

“Mund ta konfirmoj se do të martohem në muajin shtator”, ka thënë këngëtari për ‘Express’.

Ai nuk ka dashur të specifikojë një datë, por më shumë gjasë ajo do të jetë në fund të shtatorit.

Blero është i lidhur me modelen Afrona Dika, qysh prej vitit 2015.