Dëborë dhe akull, këto janë rrugët që kalohen me zinxhir
Transmetuar më 13-03-2019, 08:16

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me gjendjen e akseve kryesore të vendit si pasojë e pranisë së dëborës dhe akullit.

Bëhet me dije se vazhdon puna për mirëmbajtjen dimërore me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Në rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin dhe me zinxhir kalohet vetëm në Ura Çerenecit-Stebleve në 5 kilometrat e fundit.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhir vetëm në aksin Librazhd-Steblevë, në 8 km e fundit.

Aktualisht vazhdon hedhja e kripës nga kontraktori.

Në rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22, ndërsa në akset e tjera kalimi pa zinxhir.

Ftohen drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset e cituara më sipër. /a.y/noa.al