Transmetuar më 13-03-2019, 08:09

Ai ka qenë pjesë aktive e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe shpesh është parë me deklarata të forta kundër qeverisë së Edi Ramës.

Por Ralf Gjoni ka dalë kundër qëndrimit të LSI për djegien e mandateve, ndërkohë që duket se do të hyjë në Parlament si deputet.

Këtë fakt e ka konfirmuar vetë, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku thotë se ka vendosur të pranojë mandatin për t’i shërbyer axhendës euro-atlantike të vendit dhe për këtë gjatë së martës ka dorëzuar në KQZ edhe formularin e vetëdeklarimit.

Qëndrimi i Gjonit

“Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale0 kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj axhendës Euro-Atlantike të vendit e të jem në krahun e drejtë të historisë.

Sot (dje) kam dorëzuar pranë KQZ formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe në varësi të vendimit të KQZ kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, sipas ligjit dhe në funksion të Kushtetutës.

Emri e integriteti im nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit, ndaj sot të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen…" /a.y/noa.al