Nuk e kemi ditur! Arta Dade tregon eksperiencën si prezantuese
Transmetuar më 13-03-2019, 07:57

Të gjithë e njohim si politikane, por duket Arta Dade ka patur edhe eksperienca në prezantim.

Në emisionin ‘Opinion’ të kësaj të hëne ku u diskutua sesi kanë ndryshuar personazhet e këtij emisioni Dade ka treguar dhe historinë e largët të vitit 1975.

“Kam qenë në vitin 1975 në vit të tretë, më ftuan për të prezantuar Festivalin e 13-të, pak me hezitim sepse kishte kaluar festivali i 11-të dhe nisi ters.

Perdja skenës rrëzoi mikrofonin dhe kameramani tha “Nisi tersi”. Nuk e di përse u zgjodha ndoshta pasi atë vit isha e fejuar dhe ai punonte si inxhinier në televizion.

Por kam patur dhe një eksperiencë tjetër në televizion, isha 22 vjeç dhe kam luajtur një telefilm “Shqetësimi i verës” dhe në 1989 jepja mësim anglishteje në televizion”, tregoi Dade.