Transmetuar më 12-03-2019, 21:39

Momente tensioni u shënuan paraditen e djeshme në Tiranë, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Gjithçka pasi është kundërshtuar shembja e dy banesave.

Banorët e revoltuar u shtrinë në rrugë, duke bllokuar edhe qarkullimin.

Situata në fjalë ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe akademiku, Përparim Kabo.

Reagimi i plotë:

Lotet e nje gruaje kane brenda gjithe trishtimin, por kur ato derdhen per vatren familjare per shtepine ku ajo eshte bere nuse nene dhe prind, atehere ajo shoqeri qe nuk i sheh apo i sheh dhe mendon se ato nuk jane lotet e mij, pikerisht ajo shoqeri eshte e semure, madje e semure shume rende…Nese lotet e nje gruaje nuk i sheh dhe shteti ose i sheh por nuk preket atehere ai shtet nuk ka me ne dejet e tij humanitet…Te nxjerresh nje grua me familjen ne rruge dhe atje te jete ne mbrojtje te aktit policia nen urdher kjo do te thote qe shpirti njerezor nuk jeton me atje…Nese kjo foto do bej xhiron e botes…Ju lutem faqen e zeze te keni qe mbureni lart e poshte se zgjoheni me merakun per njeriun dhe mezi ju ze gjumi per fatet e tij…Moter jam i pafuqishem te te ndihmoj, sepse me ato lote na ke treguar se jemi te gjunjezuar te gjithe…/a.k/noa.al/