Transmetuar më 12-03-2019, 19:04

Kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim pretendon se Kryeministri Rama i është lutur LSI-së për koalicion.

Gjatë një takimi me qytetarët e Cërrikut, Monika Kryemadhi tha se LSI nuk pranoi, duke shpjeguar edhe arsyet.

“Vendimi ynë për djegien e mandateve  nuk kishte të bënte me një vendim politik për të marrë pushtetin në tavolinë. Absolutisht! Ishim ne në pushtet, ishim në qeveri me Edi Ramën.

Gjashtë muaj ju lut LSI-së Edi Rama, nga dhjetori deri në qershor për të bërë koalicion me ne. Por ne nuk pranuam. Nuk pranuam sepse kurrë nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte mbuluar krimin e organizuar”, tha Kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi theksoi se ajo që kërkon opozita është dënimi i të gjithë eksponentëve partiakë, që sipas saj,  blenë votat së bashku me krimin e organizuar në zgjedhjet 2017-ës. /k.k/noa.al/