Transmetuar më 12-03-2019, 18:16

Kryemininistri Rama ka reaguar për konfliktin e ashpër të një dite më parë për një pronë në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Kreu i qeverisë tha në rubrikën “përgjigjia ime” se e njeh rastin dhe për të ka një vendim gjykate.

Ai tha se është apo jo i drejtë vendimi, për fat të keq është i pakundërshtueshëm, aq më tepër nga qeveria.

“Ata janë në konflikt me një palë tjetër. Pala tjetër e ka fituar me gjyq të drejtën e trashëgimisë së asaj banese.

Ndërsa të zotët aktualë të shtëpisë, kanë humbur me vendim gjykate të formës së prerë të drejtën për të vazhuar të qëndrojnë në atë banesë.

A është i drejtë vendimi i gjykatës? E kam thënë shpesh që, na pëlqejnë s’na pëlqejnë vendimet e gjykatave, nuk  asnjë fuqi për ta zhbërë.

Ajo që një qeveri mund të bëjë është ta reformojë sistemin e drejtësisë”, tha Rama.

Kryeministri Rama kritikoi reagimin e policisë, duke thënë se ishte papërgatitur mirë për këtë rast.

“Policia është e detyruar ta mbështesë përmbarimin në ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Policia zbatoi ligjin dhe pikë. Por sjellja e saj nuk ishte as dinjitoze, as efikiase. Dukej që trupa ishte nisur pa një përgatitjte paraprake në një situatë delitake dhe u krijuan skena krejt të panevojshme”, u shpreh Rama. /k.k/noa.al/