Transmetuar më 12-03-2019, 15:10

Më shumë se dy javë më parë Ajola Xoxa u përball me ngjarjen e dhimbshme të largimit nga jeta të të atit.

Prej disa kohësh babai i saj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe largimi i parakohshëm nga jeta ishte një ngjarje e rëndë për të.

Sot Ajola ka ndarë një mesazh të ndjerë me të gjithë ndjekësit në Instagram duke përfituar për të dhënë dhe dy këshilla të sinqerta.

"U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thuajuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani.

Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta.  Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja", -ka shkruar Ajola në foton ku shfaqet duke përqafuar të atin.