Transmetuar më 12-03-2019, 13:50

Një rrogë prej 2100 euro në muaj për vetën dy minuta punë në ditë! Nuk është shaka, por është puna e ëndrrave për shumë njerëz, ndonëse vetëm një vend është i lirë.

Siç raportojnë Atlas Obscura dhe Public Art Agency Sweden në Suedi, puna konsiston në hapjen dhe mbylljen e një stacioni treni në Korsvägen.

Aktualisht stacioni në fjalë është fazë ndërtimi në qytetin e Göteborg, të Suedisë.

Praktikisht fatlumi që do zërë vendin e punës, duhet thjeshtë të hapë stacionin dhe të ndezë dritat në mëngjes, për ta mbyllur atë dhe fikur ndriçimin vonë në darkë.

Ndërkohë gjatë kohës tjetër është i lirë të lëvizë, mjafton që të respektojë orarin fiks të hapjes dhe mbylljes së stacionit, shkruan noa.al.

Kandidatëve nuk iu kërkohet ndonjë kriter i veçantë dhe nuk ka limite as për shtetësinë.

Projekti i quajtur Eternal Employment (Punë e përjetshme) është financuar nga ministria e Transportit në Suedi.

Kushti i vetëm është që kandidaturat duhet të paraqiten vetëm në vitin 2025, kur stacioni të jetë përfunduar. /a.y/noa.al