Transmetuar më 12-03-2019, 11:06

Kanë dalë sot para Gjykatës së Fierit, për tu njohur me masën e sigurisë katër personat e ndaluar lidhur me protestën e 9 marsit, ku pati përplasje me policinë.

Gjykata ka caktuar “detyrim paraqitje” duke lënë të lirë, katër protestuesit e ndaluar.

Behar Xhelo 56 vjeç, Besnik Jaupaj 56 vjeç, Gëzim Balla 56 vjeç dhe Hysen Hoxhën 59 vjeç, do të hetohen në gjendje të lirë.

Kjo pasi gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, e cila kërkoi që të ndaluarit të hetohen në burg.

Ndaj të ndaluarve rëndojnë akuzat e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Protesta e së shtunës u mbajt kundër Kryeministrit Edi Rama dhe kushteve ekonomike në vend. /a.y/noa.al