Vetëm 2 minuta vonesë e shpëton nga fluturimi që zhduku të gjithë pasagjerët
Transmetuar më 12-03-2019, 10:00

Një grek tregon se ai kishte planifikuar të udhëtonte me fluturimin e Ethiopian Airlines, mirëpo ka arritur me dy minuta vonesë.

Përmes një postimi në Facebook, Antonis Mavropoulos ka shpërndarë një fotografi të biletës, duke thënë se e diela ka qenë “dita e tij me fat”.

Andonu thotë se data 10 mars 2019 ndryshe nga sa ndodhi me 157 personat e tjerë, për të është dita e tij me fat.

Ai tregon biletën e tij për fluturimin 302 nga Adis Abeba në Najrobi dhe thotë:

"Po vrapoja për të kapur avionin. Isha vonë dhe nuk po gjeja asnjë mundësi që ta kapja fluturimin. Kur arrita isha dy minuta me vonesë dhe e humba këtë udhëtim ndaj isha gjithë nerva. Vetëm pas 6 minutash kishte ndodhur e frikshmja me atë avion ku nuk arrita të hipi".

Andoni tregon se vërtet ishte me fat, por ishte pikërisht ky fakt që e bëri të dyshuar dhe u izolua nga policia në aeroport.

"Kur humba fluturimin më thanë sjellshëm se pas 3 orësh kishte një tjetër avion që nisej dhe duke më kërkuar ndjesë më ofruan VIP Lounge ku u rehatova gjithë qejf".

Kaluan pak minuta dhe vijnë disa policë dhe më nxjerrin. Më çojnë në komisariatin e policisë së aeroportit e nisin të më bëjnë turli pyetjesh pse nuk isha në kohë për të kapur avionin. Pasi e panë se s’kisha çfarë të thoja më treguan se avioni që humba ishte zhdukur dhe nuk dihej asgjë për fatin e pasagjerëve dhe ekuipazhit".

Andoni tregon më tej se pas disa orësh mbërriti në Najrobi shëndoshë e mirë.

Pasagjerë nga më shumë se 30 shtete kanë qenë në bord, duke përfshirë banorë të Kenias, kanadezë, amerikanë, britanikë, gjermanë, rusë dhe një serb.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 19 anëtarë të agjencive bashkëpunëtore kanë qenë në mesin e të ndjerëve.

Deputeti sllovak, Anton Hrnko ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, se gruaja dhe dy fëmijët e tij kanë qenë në aeroplan.

/noa.al/