Transmetuar më 12-03-2019, 09:04

Shkarkohet nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës.

Lindita Nushi është shkarkuar pas arrestimit të gjashtë kontrollorëve në portin e Durrësit.

Kjo pasi kontrollorët u ndaluan më 3 mars, për shkak se favorizonin kalimin e personave të cilët e kishin të ndaluar të udhëtonin në zonën Schengen.

Gjatë arrestimit kontrollorëve iu gjetën para në lekë dhe euro, të cilat dyshohet se janë fryt i korrupsionit.

Lindita Nushi u emërua si drejtoreshë e kufirit në maj të vitit 2017, për tu shkarkuar këtë të hënë.

Sakaq gjatë ditës së sotme pritet të mësohet edhe pasuesi i saj. /a.y/noa.al