Transmetuar më 11-03-2019, 08:43

Njiheshin që fëmijë, ishin lidhur, fejuar dhe martuar. Rodolfo “Rudy” Arellano dhe Elizabeth Pule, pas diplomimit u martuan dhe krijuan një familje të bukur me tre djem dhe një vajzë. Jeta mes tyre ecte mirë, deri kur në vitin 2016, diçka u kris.

Elizabeth 28 vjeçe, vendosi të lërë Rudy, 36 vjeç. Kështu ajo vendosi që bashkë me fëmijët të kthehet në shtëpinë e prindërve në Fort Worth të Texas.

Por këtë situatë Rudy nuk e përballonte dot, kështu që vendosi që t’i marrë jetën. Ai e lidhi gruan, i lidhi një litar në qafë dhe një bllok betoni prej 50 kilogramësh, duke e hedhur nga ura në lumë. E reja e cila punonte si asistente në spital, prej një jave ishte larguar tek prindërit dhe atë ditë më 15 prill 2016 kishte dalë me kolegët.

Pas hetimeve të zgjatura për afro tre vite, të enjten që lamë pas 36-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm. Ishte nëna ajo që e denoncoi asokohe Elizabeth të zhdukur, duke qenë se makina u gjet e braktisur, ndërsa brenda ishte edhe çanta me celularin e saj.

Në vijim të hetimeve policia shkoi edhe në shtëpinë e bashkëshortit të saj Rodolfo, dhe duke krijuar dyshime nga sjellja e tij për shkak se nuk shfaqte asnjë shqetësim, nisën të krijonin dyshime, shkruan noa.al.

Një peshkatar tha në polici se rreth orës 03.00 të mëngjesit, kishte dëgjuar një ulërimë të fortë dhe më pas kishte parë diçka të binte nga ura në Interstate 820 të Lake Worth. Kështu policia e gjeti trupin e pajetë në lumë, të lidhur me një bllok çimentoje.

Dyshimet ranë mbi 36-vjeçarin, pasi në oborrin e banesës së tij, u gjetën disa pjesë nga blloku i çimentos. Ai filloi të mohojë fillimisht, por hetimet dhe bisedat e acaruara telefonike çuan në arrestimin e tij dhjetë ditë pas ngjarjes. /a.y/noa.al