Transmetuar më 10-03-2019, 21:49

Ish-konkurrenti i Big Brother, Klodian Çelaj ka ofenduar moderatoren rëndë Arbana Osmani.

I njohur nga të gjithë si Klodi i "Big Brother 3", ish-konkurrenti ka lënë një koment në faqen e “Top Channel” duke e konsideruar Arbanën “mashtruese dhe hajdute”.

“Prive” raporton se në vitin 2012 Arbana kishte deklaruar se Klodi është personi më antipatik për të nga të gjitha edicionet e Big-ut.

Klodian Çelaj u bë i njohur për faktin se për të parën herë në ekran, pranoi orientimin e tij homoseksual.

“Kjo vajzë [Arbana] është mësuar t’i shfyrtëzojë njerëzit. Erdhi, më kërkoi sapo dola nga Bigu në Top Albania Radio dhe për tre muaj nuk më pagoi”, ka deklaruar Klodi.