Transmetuar më 10-03-2019, 21:31

Trejsi Sejdini është një nga modelet më të përfolura të momentit në shtypin rozë, e cila na përfaqësoi denjësisht në konkursin “Miss Universe”.

Kësaj radhë Trejsi ishte e ftuar në emisionin “Why Not”.

Nga një pjesë e intervistës, ajo rrëfeu edhe disa histori, me thyerjen e ligjit në moshë të re.

Trejsi tha se është arrestuar 4 herë, pasi është kapur nga policia pa patentë.

A je arrestuar ndonjëherë?

Trejsi Sejdini: Për patentë po, nja 4 herë

Po pse pa patente?

Trejsi Sejdini: Kam qenë minorene, ça me bo, qejfi ha kumbulla të tharta.