Transmetuar më 10-03-2019, 17:06

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi vijon të mbetet një nga më të mirët në qarkullim në futboll.

Këtë sezon, ai është mbi të gjithë.

Sulmuesi i Barcelonës është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane deri tani këtë sezon.

31-vjeçari e shënoi golin e tij të 26-të në La Liga në fitoren e Barcelonës 3:1 kundër Rayo Vallecanos të shtunën. Ai është golashënuesi më i mirë në ligë.

Kylian Mbappe është golashënuesi i dytë më i mirë pas Messit, me 24 gola deri tani për Paris Saint-Germain në Ligë 1 në Francë.

Cristiano Ronaldo i Juventusit, Krzysztof Piątek i Milanit dhe Fabio Quagliarella i Sampdorias ndajnë vendin e tretë me nga 19 gola secili në Serie A.

Sergio Aguero i Manchester Cityt është i katërti me 18 gola në Premierligë, ndërsa Robert Leëandoëski i Bayern Munichut është i pesti me 17 gola në Bundesligë.

Po ashtu, Messi është edhe asistuesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane.

Përveç shënimit të golave, Messi ka krijuar 12 gola të tjerë për bashkëlojtarët e tij, që e bën atë asistuesin më të mirë në Evropë.