Transmetuar më 10-03-2019, 11:25

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez janë fejuar zyrtarisht, pas dy vitesh lidhje. Që të publikuan këtë të shtunë në profilet e tyre në Instagram, një fotografi të duarve të tyre, ku shihet unaza në gishtin e fejesës.

Alex shkroi te fotografia “Ajo tha po!” Ndërsa këngëtarja e shoqëroi me shumë emoji me zemra.

Historia e dashurisë mes Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez u bë publike në vitin 2017. Një lidhje e rëndësishme për të dy, pas ndarjes së JLo nga këngëtari Marc Anthony me të cilin ka dy fëmijë dhe me balerinin Casper Smart.

Ndërsa Rodriguez, ish-kampion i futbollit amerikan, është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

45-vjeçari nuk i ka kursyer asnjëherë në publik deklaratat për këngëtaren, duke e cilësuar si një prej mendjeve më brilante që ka takuar.

“Është një grua që punon fortë dhe për mua është një model i shkëlqyer pasi jam rritur nga një nënë beqare dhe jam baba i dy vajzave”, tha pak kohë më parë ai për këngëtaren 50-vjeçare. /a.y/noa.al