Transmetuar më 09-03-2019, 19:00

E meritoi nofkën ‘shqiptari më i urryer’ për shkak të një krimi më shumë moral por jo vetëm, duke ngritur mijëra fish çmimin e ilaçit për të sëmurët me HIV/AIDS dhe për këtë po përballet me drejtësinë amerikane.

Por me sa duket Martin Shkreli nuk rri rehat as në burg ku po vuan dënimin për mashtrim të investitorëve.

Sipas mediave amerikane dyshohet se Shkreli po e drejton kompaninë e tij farmaceutike nga prapa hekurave, duke përdorur një celular të futur në mënyrë të paligjshme.

Zyra Amerikane e Burgjeve tha për “Associated Press” se ka nisur një hetim nëse personi me nofkën “Pharma Bro” ka shkelur rregullat e burgut që ndalojnë të burgosurit nga drejtimi i biznesit dhe posedimi i celularëve.