Transmetuar më 08-03-2019, 18:25

Në qoftë se në këpucët tuaja të preferuara janë shfaqur rrudhat, mos e humbni shpresën.

Ju keni dy mundësi: E para është t’ia jepni të varfërve, e dyta është që t’i riktheni si të reja ato. Ne kemi përgatitur një metodë për t’ju ndihmuar të pastroni këpucët.

Si të hiqni rrudhat nga këpucët                                  

Do t’ju duhet detergjent për t’u rinovuar këpucët; peshqir; letra.

1.Mbushni këpucët mirë me letra ose gazeta.

2.Pastaj, zhytni një peshqir në ujë, shtrydheni dhe vendoseni mbi këpucët tuaja

3.Merrni tharësen, duke aktivizuar mënyrën "avull", dhe kalojeni atë mbi peshqir.

4.Voilà! Tani krahasoni këpucën e majtë, të cilën ne e trajtuam me avull, në të djathtën! Rezultati është i qartë.

Këpucë të bukura janë garanci për vetëbesim. Duke veshur këpucët e tua të preferuara, ndiheni 100% mirë gjatë gjithë ditës. Pra, mos kurseni kohë për t’u kujdesur për to. Dhe për ta bërë këtë, ruajeni këtë artikull!