Transmetuar më 07-03-2019, 20:27

Një video befasuese po qarkullon në internet së fundmi.

Daily Mail shkron se video shihet figura e Jezu Krishtit në qiellin e një qyteti italian në kohën kur rrezet e diellit po depërtonin përmes reve.

Fotografitë janë publikuar nga Alfredo Lo Brutto nga Agropoli, i cili e ka vërejtur këtë imazh teksa qendronte në shtëpinë e tij që ndodhet në bregdet.

Forma e figurës së krijuar nga rrezet e diellit gjatë perëndimit të tij ngjan me statujën e Jezu Krishtit që ndodhet në Rio de Janeiro të Brazilit.

“Mbeta i magjepsur. Nuk publikoj shpesh foto apo video në rrjetet sociale, por kjo më befasoi dhe doja që ta shihnin të gjithë. Ishte diçka shumë e bukur”, tha Alfredo.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/