Transmetuar më 05-03-2019, 23:50

Ajax dhe Totenham janë 2 ekipet e para që kalojnë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve për edicionin 2018/2019.

Holandezët fituan si udhëtues në “Santiago Bernabeu” kundër Realit të Madridit me rezultatin 4 me 1, në takimin e mbrëmjes së sotme.

Golat për Ajaxin u shënuan Ziech, Neres, Tadic, Lasse Schone, kurse golin e vetëm për “mbretërit” e shënoi Asensio.

Rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve është 3 me 5, duke i mundësuar holandezëve të kalojnë në fazën tjetër.

Në ndeshjen tjetër në “Signal Iduna Park” Totenham shënoi fitore me rezultat minimal, 1-0.

Për anglezët golin e shënoi Harry Kane, duke sigluar rezultat të përgjithshëm në 4-0 për dy ndeshjet./a.k/noa.al/