Transmetuar më 04-03-2019, 16:19

Nëse nuk e keni ndier veten të përkëdhelurit e fatit gjatë këtyre muajve të parë të vitit, nuk jeni vetëm. Shumë prej shenjave të Zodiakut, në faza të ndryshme, ndihen me fat e në të tjera, më pak. Megjithatë, është koha të fillojmë të shikojmë anën e mirë të disa gjërave. Mërkuri, këtë muaj ka nisur rrugëtimin në një kënd tjetër dhe disa shenja do të ndihen vërtet me fat.

Demi

Mjaft me kokëfortësinë! Të gjithë e dimë që e doni rutinën, që do të thotë se do të bënit gjithçka për të vrapuar te miqtë e vjetër apo tek ai grup me të cilët do të donit shumë të rrinit, por koha ka ndryshuar. Duhet të ndryshoni edhe ju. Mërkuri është rikthyer në shenjën e Peshqve, kështu që kjo lëvizje kërkon që ju të reflektoni rreth njerëzve që duhet të keni rreth vetes dhe atyre që guxojnë më shumë në miqësi. Pyeteni veten: a keni vendosur kufij më të fortë në raport me marrëdhëniet tuaja, në lidhje me të vërtetën tuaj individuale, çfarë prisni nga vetja? Është koha për të bërë gjëra të reja.

Peshorja

Sharmi është gjithmonë i lidhur me ju dhe me ëmbëlsinë tuaj. Prandaj, pse të mos e ngacmoni pak më shumë rutinën e përditshme? Ora juaj do të jetë ecë më shpejt këtë muaj, ndaj sigurohuni që të organizoheni përpara se të mendoni të realizoni një projekt të ri. Për më tepër, kjo energji e re, e cila do të ndikojë në mjedisin tuaj të punës, do të reflektohet shumë shpejt në sukses. Mërkuri në shenjën e Peshqve ka marrë përsipër t’ju bëjë më të ndërgjegjshëm, por edhe t’ju “llastojë” më shumë duke ju dhënë ato që keni kërkuar më tepër. Si mund të jeni më fleksibël në rutinën tuaj? Merrni disa ditë pushime!

Akrepi

Një udhëtim vetëm për veten? Po, të lutem! Relaks, Akrep! Nuk është nevoja të mendoni për gjëra negative këtë herë. Në vend të tyre, trokitni lehtë në gjeniun krijues që keni brenda vetes dhe, me siguri, do të ndiheni më mirë. A e keni shprehur këtë qëllim me gjithë zemër? Ky muaj mund të jetë edhe muaji juaj i dashurisë. Cilido qoftë rasti, ky është shansi juaj për t’u lidhur me partnerin e ardhshëm. Mërkuri në shenjën e Peshqve kërkon që të mendoni: çfarë po ju argëton? A keni menduar ndonjëherë ta derdhni pasionin tuaj në poezi apo ndoshta muzikë? Është koha të prekni imagjinatën dhe të merreni më shumë me të.