Transmetuar më 03-03-2019, 09:00

Një vajzë 11- vjeçare po përballet me akuzën për abuzim ndaj fëmijëve pasi sulmoi një djalë 1-vjeçar që kishte nën kujdes.

Ajo e la foshnjen me plagë të rënda dhe vogëlushi vdiq disa ditë më pas. Autoritetet arrestuan vajzën pasi Paxton Davis vdiq të enjten.

Sipas hetimeve paraprake Paxton ishte lënë nën kujdesin e anëtarëve të familjes së 11-vjeçares në shtëpinë e tyre në Suitland, thanë autoritetet.

E ëma e vajzës ia la foshnjen 11-vjeçares për tu larguar për pak kohë nga shtëpia mëngjesin e së dielës. Në Maryland duhet të jesh të paktën 13 vjeç për tu kujdesur për një fëmijë tjetër.

Paxton vdiq të enjten, katër ditë pasi u shtrua në spital me lëndime të rënda në pjesën e sipërme të trupit.

Sapo mjekët vunë re lëndimet në trupin e djalit, thirrën policinë për shkak të dëmtimeve të rënda.

"Nuk e di se çfarë motivi mund të ketë një 11-vjeçare për të dhunuar me dashje një 1 vjeçar. Nuk kemi fjalë. Nuk ka asnjë arsye për këtë."-shtoi policia.