SUPE ME KERPURDHA
Përbërësit për 6 persona:
300 gr- 400 gr kërpudha 1 qepë 40 gr margarinë ose vaj 40 gr miell 1,2 l ujë kripë, piper i zi 100 ml qumësht majdanoz 1 kub i koncentruar perimesh
Përgatitja:
Kërpudhat lahen ose fshihen me një pecetë të pastër, priteen në copa të vogla.
Qepa qërohet e grihet në kube të vegjël.
Gjysma e yndyrës hidhet në tenxhere, qepa kaurdiset lehtë, shtohen kërpudhat dhe së bashku vazhdohen të kaurdisen për 2-3 minuta.
Kërpudhave i shtohet uji e katrori i perimeve dhe zihen 10-12 minuta.
Pastaj në një tigan hidhet yndyra e mbetur, shtohet edhe mielli, që përzihet herë pas herë që mos të ngjitet për ene.
Mielli sa të zverdhet hidhet në tenxhere, përzihet mirë dhe supa zihet edhe për 5 minuta, duke u përzier herë pas herë, derisa mielli të kompaktësohet, që mos të mbesin toptha mielli.
Ndërkohë, majdanozi lahet, kullohet dhe grihet imët.
Në fund të zierjes, supës i shtohen qumështi (ose ajkë e ëmbël) dhe mëlmesa sipas dëshirës.
Supa shërbehet me majdanoz të freskët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd