Gara për kreun e KMSH, Bruçaj tregon pse u tërhoq
Transmetuar më 02-03-2019, 13:36
Skender Brucaj

Kreu i Komunitetet Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka zbuluar arsyen se pse u tërhoq nga gara për të marrë një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Ai thotë se vendosi të tërhiqej nga rikandidimi, për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.

“Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim.

Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anëtareve të Këshillit të Përgjithshëm, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndërgjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni për kë mendoni se mund të bëhet me e hajrit për institucionin në raport dhe me përgjegjësinë që do marrë”, u shpreh Bruçaj. /a.y/noa.al

Bruçaj u tërhoq nga gara, zgjidhet sot kreu i ri i KMSH

Loading...
Loading...